Përfundoi me sukses Turneu “Shkodra Indoor” i zhvilluar në datat 27-28 Tetor 2021, në qytetin e Shkodrës, i organizuar nga FSHT dhe klubi sportiv “Shkodra Tennis Club”.🎾

Në këtë turne morën pjesë 32 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U10 dhe U14.

Vendin e parë në U10 për djem e fitoi 🏆Ares FERHATI, ndërsa për vajza triumfoi 🏆Eva Angelina RADOMAN.
Vendin e parë në U14 për djem e fitoi 🏆Kledi GABA, i cili mposhti tenistin 🥈Damjan METHASANI me rezultatin me rezultatin 7-5, 7-5, të ndjekur nga 🥉Arlis MUKA dhe 🥉Denis GABA.
Vendin e parë në U14 për vajza e meritoi 🏆Ajri HOXHA e cila fitoi ndaj tenistes 🥈AnaTereza GULI me rezultatin 6-4, 6-4, ndjekur nga 🥉Emeli BILALI dhe 🥉Enki HYSENI.

Organizim i bukur nën drejtimin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Bati VARFI (kryegjyqtar).

Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT
Ndërsa Rankimin Kombëtar në: http://fsht.al/rankimikombetarfsht/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Fill out this field
Fill out this field
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
You need to agree with the terms to proceed

Menu